Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z “thyen” heshtjen lidhur me “Becky-n me flokë të bukura”

Jay Z “thyen” heshtjen lidhur me “Becky-n me flokë të bukura”
May 26
17:46 2016

 

Nëse menduat që “Becky me flokë të bukura” u zhduk nga faqet e medias rozë dhe nga temat e bisedave, jeni gabuar.

Këtë herë nuk është Beyonce ajo që i “fryn” zjarrit, por vetë Jay Z, i cili ka shpjeguar disa vargje të këngëve të gruas së tij… sidomos vargjet ku përmendet e ashtuquajtura e dashura e tij, Becky.

“E di që ia dole kur sheh që martesa jote vlen miliona/

Limonada është një pije popullore dhe akoma është jetësore për disa”, – janë këto disa prej vargjeve të repuara nga Jay Z në remix-in e këngës “All The Way Up” të Fat Joe.

Ai gjithashtu i është drejtuar edhe ashensorit të famshëm të Prince, me vargjet: “Prince i la pas krijimet e tij të sigurta me ne/ Nuk do ta lejojmë kurrë atë ashensor t’i marrë me vete”.

Reperi nga Broonx, New York, ka treguar me këtë këngë se spekulimet e medias nuk do ta “shtypin” martesën dhe familjen e tij.

Fakti që “Lemonade” dhe “All TheWay Up” janë të disponueshme vetëm për abonuesit e Tidal tregon se ka akoma para për t’u fituar nga martesa e një prej çifteve më të përfolur në Hollywood.

Etiketimet
Shperndaje