Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z për Kanye West: “Një Kardashian i etur për vëmendje!”

Jay Z për Kanye West: “Një Kardashian i etur për vëmendje!”
October 25
15:16 2016

Dashuritë dhe miqësitë e vërteta në këtë botë janë thjesht iluzione.

Të parën na e treguan Angeline Jolie e Brad Pitt, kurse të dytën na e treguan Kanye West dhe Shawn Carter (Jay Z). Tashmë, miqtë më të famshëm të Hollywood-it janë distancuar nga njëri-tjetri njëherë e mirë.

E gjitha nisi në koncertin e Seattle-it, SHBA, kur Kanye ndaloi koncertin e filloi të “zbrazej” ndaj mikut të tij të ngushtë, Jay Z. “Mos më telefono mua pas rrëmbimit dhe më thua: Si ndihesh? Do të dish se si ndihem? Eja në shtëpinë time. Sill dhe fëmijën. Tamam si të ishim vëllezër! Nuk e mbaj më këtë dreq gjëje brenda! Fëmijët tanë nuk kanë luajtur kurrë bashkë”, – tha West përpara audiencës.

Sipas Page Six, duket se Jay nuk e ka fare problem të prishë miqësinë e tij me Kanye-n. Tabloidi ka shkruar se reperi nga Brooklyn është fokusuar te familja e tij dhe karriera. “Ai nuk e duron më Kanye “Kardashian”. I duket si një i çmendur që është totalisht i etur për vëmendje”, – kanë treguar burimet pranë Jay Z.

Mr. Carter ka vendosur të organizojë një koncert special në mbështetje të kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë e për të motivuar të rinjtë që të votojnë. Domethënë, Jay Z është i fokusuar te vetja, familja dhe karriera e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje