Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z: Lufta kundër drogës është një dështim

Jay Z: Lufta kundër drogës është një dështim
September 16
13:54 2016

Në një editorial të publikuar nga “New York Times”, reperi Jay Z e ka quajtur luftën kundër drogës një dështim epik. Jay Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, ka bërë një video e cila përmban imazhe të artistit Molly Crababble në ekran.

“Jay Z dhe videoja me Molly Crababble ka për qëllim të edukojë miliona njerëz rreth shkatërrimit të komuniteti afrikano-amerikan për shkak të luftës ndaj drogës”,- ka thënë drejtori i lartë për Partneritetin dhe Projektet e veçanta në Aleancën për Politikë të drogës.

“Kjo është ofruar në një moment kur ata që merren me politikë më në fund i bashkuan avokatët për të bashkëpunuar në stimulimin e policisë rreth kësaj çështjeje”.

Jay Z thekson në video se statistikat e përdorimit të drogës janë të larta aq sa kanë qenë në vitin 1971. “Dyzet e pesë  vite më vonë është koha që të shohim politikat që ndiqen dhe ligjet tona. Lufta kundër drogës është një dështim”. /Blitz.al/

 

Shperndaje