Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Jay Z kot lodhet me të tjerët! E ka rivalin brenda familjes dhe bën mirë të hapë sytë

Jay Z kot lodhet me të tjerët! E ka rivalin brenda familjes dhe bën mirë të hapë sytë
July 07
10:06 2017

Ndonëse reperi i njohur Jay Z  është në një nga çastet më të lumtura të jetës së tij pas lindjes së binjakëve, disa lajme të tipit “Jay Z ka tradhtuar Beyonce-n”; “Jay Z nuk ka qenë dakord për fëmijët” etj., duket se kanë ngacmuar reagimin e tij dhe të publikut.

Për t’u kthyer përgjigje të gjithëve, është lançuar kënga e tij më e re e titulluar “Blue’s Freestyle/We Family” dhe po, e dimë që u habitët nga emri i vajzës në titull, por ndalni pak: Blue Ivy është pjesë e këngës!

Po po! 5-vjeçarja repon dhe ka fituar zemrën e të gjithëve. Kështu që Jay Z bën mirë të hapë sytë se rivalin e ka brenda shtëpisë. Blue e paska yllin në ballë dhe me gjasë do t’ia kalojë mamit dhe babit. Nëse nuk na besoni, dëgjojeni vetë në videon e mëposhtme… /Blitz.al/

 

Share