Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z ka tradhtuar Beyonce-n? Gruaja i jep fund jetës

Jay Z ka tradhtuar Beyonce-n? Gruaja i jep fund jetës
April 24
22:15 2016

Projekti i ri muzikor e filmik i Beyonce-s, “Lemonade”, ka sjellë edhe një herë në vëmendje martesën e çiftit Knowles-Carter. Nxitur nga tekstet e këngëve të albumit të sapopublikuar, si “Hold Up”, “Don’t Hurt Yourself”, “Sorry” apo “Daddy’s Lessions”, ku artistja flet për tradhtinë, në rrjetet sociale tradhtia e Jay Z-së është fakt dhe jo më një thashethem.

Epo, kjo gjë nuk është pritur mirë nga admiruesit e çiftit, sidomos nga Marrisa Jackson, një 31-vjeçare nga Houston, Texas, e cila i ka dhënë fund jetës për shkak se Jay Z mund të ketë tradhtuar Beyonce-n.

Të afërm të Jackson thonë se ajo ishte një fanse aq e çmendur e z. dhe znj. Carter, sa edhe emrin  djalit të saj ia kishte vendosur “Jayonce” (Jay + Beyonce) dhe menjëherë pas premierës në HBO kishte vendosur t’i jepte fund jetës pasi ishte tepër e dëshpëruar.

Nuk është hera e parë që qarkullojnë lajme rreth një ndarje të mundshme të çiftit dhe as hera e parë që këto lajme i “prodhon” vetë Bey dhe Jay, por është hera e parë që dikush merr një hap kaq drastik duke i dhënë fund jetës për shkak të një tradhtie të mundshme të çiftit të “Drunk In Love”.

Etiketimet
Shperndaje