Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z gati të bëjë “çmenduri” për të blerë produksionin e papublikuar të Prince…

Jay Z gati të bëjë “çmenduri” për të blerë produksionin e papublikuar të Prince…
October 27
15:53 2016

Reperi Jay Z ka ofruar plot 40 milionë euro për të blerë të gjithë produksionin muzikor të Prince, që ka mbetur i papublikuar pas vdekjes së artistit.

Sipas site-t TMZ, Jay Z ka përpiluar kërkesën në New York pas një takimi me motrën e Prince, Tyka Nelson dhe me bashkëshortin e saj, Maurice Phillips.

Shifra zyrtare ende nuk është konfirmuar nga stafi i reperit, pasi blerja e produksionit nuk është aspak e lehtë.

Për të kryer një marrëveshje të tillë nuk mjafton vetëm aprovimi i Tyka-s, por i të gjithë vëllezërve e motrave të Prince, që kanë pjesë në trashëgiminë e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje