Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z fiton po aq para sa Beyonce dhe nuk ka nevojë për një turne

Jay Z fiton po aq para sa Beyonce dhe nuk ka nevojë për një turne
December 01
15:04 2016

Ky mund të quhet padyshim viti i Beyonce dhe Jay Z. Albumi  “Lemonade” është konsideruar një sukses i vërtetë dhe këngëtarja e reperi ishin çifti i vetëm i renditur nga Forbes ndër artistët që kanë fituar më shumë para këtë vit.

Pjesë e kësaj liste kanë qenë edhe emra të tjerë, si Taylor Swift, Diddy, Adele, Dr. Dre e të tjerë. Çifti i fuqishëm në muzikën botërore ka fituar mbi 100 milionë dollarë përgjatë një viti qershor 2015 – qershor 2016. Pjesën më të madhe të të ardhurave Beyonce e ka siguruar nga turneu botëror “Lemonade” . Sakaq, bashkëshorti i saj nuk ka pasur nevojë për një turne për të konkurruar partneren e tij. Një pjesë e mirë e parave që ai fiton vijnë nga shitjet e shampanjës  D’Usse e Ace of Spades. Çifti ndiqet nga emra të tjerë të njohur, si Rihanna me 75 milionë dollarë,  Drake dhe The Weeknd./Blitz.al/

Komento
Shperndaje