Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z dhe Beyonce organizojnë një koncert bamirësie

Jay Z dhe Beyonce organizojnë një koncert bamirësie
September 17
15:47 2016

Tidal, i zotëruar nga Jay Z, po bëhet gati të organizojë një event gjigant bamirësie më 15 tetor të këtij viti, në bashkëpunim me fondacionin “Robin Hood”.

Në skenë do të ngjiten një sërë emrash të njohur, si Lauryn Hill, Nicki Minaj, Lil Wayne dhe padyshim, Beyonce dhe Jay Z.

Eventi që do të mbahet në Brookly Barclays Center, New York, synon të mbledhë të ardhura që do të shkojnë për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve në qytetin “që s’fle kurrë”. Biletat variojnë nga 50$ deri në paketat VIP, 100,000$.

Kjo nuk është hera e parë që Tidal organizon një koncert bamirësie, pasi vitin e kaluar, më 20 tetor, u mbajt një koncert ku performuan yje të njohur të skenës.

Eventi pritet të transmetohet në Tidal.com dhe me siguri do të jetë një natë për t’u mbajtur mend, kjo për faktin se do të jetë performanca e parë e çiftit pas “Lemonade”. /Blitz.al/

Shperndaje