Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jay Z, Coldplay dhe Demi Lovato bashkojnë forcat për Indinë

Jay Z, Coldplay dhe Demi Lovato bashkojnë forcat për Indinë
November 11
17:52 2016

Jay Z, Coldplay dhe Demi Lovato janë bërë bashkë së fundmi për të nisur fushatën “Global Citizens Festival” në Indi. E ngjashme me GCF-në që zhvillohet në New York, ky festival synon të mbledhë të ardhura dhe fonde për t’i dhënë fund varfërisë në Indi.

Koncerti do të mbahet më 19 nëntor dhe sipas një zëdhënësi për shtyp, përveç tre yjeve, në skenë do të ngjiten një sërë emrash të njohur, si Aamir Khan, A.R. Rahman, Arijit Singh, Amitabh Bachchan, Ranveer Singh, Shankar-Ehsaan-Loy, Shraddha Kapoor, Ayushmann Khurrana, Malaika Arora Khan, Sakshi Malik, Sonakshi Sinha, Shah Rukh Khan, Vijender Singh etj.

Jay Z dhe Coldplay performuan në edicionin amerikan të këtij festivali në 2014-n dhe 2015-n, kurse Lovato në 2016-n. /Blitz.al/

 

global-citizen-admat-2016-billboard-embed

Komento
Shperndaje