Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jason Statham dhe Rosie Huntington, më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit

July 04
13:43 2016

Edhe pse kanë kaluar vetëm 6 muaj që nga fejesa e aktorit Jason Statham me modelen dhe aktoren Rosie Huntington-Whiteley, ata të dy janë parë mbrëmjen e kaluar nën shoqërinë e njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë.

Fotografët kanë shkrepur foto të Rosie-t dhe Jason-it teksa ata po dilnin nga restoranti, ku kishin darkuar.

Rosie është parë e veshur me një fustan të zi dhe me një xhaketë të hedhur sipër krahëve, kurse Jason me një këmishë stil-ushtarak ngjyrë të errët dhe me pantallona ngjyrë blu të errët.

Kohët e fundit, Jason po shijon suksesin e “Mad Max”, kurse Rosie po fokusohet te fushatat e modelingut.

 

Etiketimet
Shperndaje