Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jamie Dornan: “Një fëmijë është si një kafshë, dy janë si një kopsht zoologjik”

Jamie Dornan: “Një fëmijë është si një kafshë, dy janë si një kopsht zoologjik”
August 08
20:05 2016

Aktori Jamie Dornan ka folur për jetën e tij dhe rolin e atësisë. Ai është një baba i ri dhe me pak përvojë. Në nëntor 2013, bashkëshortja e tij, Amelia Warner, lindi vajzën e parë Dulcie dhe në marsin e kaluar lindi vajzën e dytë. Dy fëmijë në shtëpi sjellin harmoni, por edhe shumë pengesa. Aktori ka vendosur të flasë për pengesat me të cilat është përballur ai pasi është bërë baba.

Të kesh dy vajza: “Ne kemi dy vajza të vogla, kështu që kjo është një çmenduri. Njëri nga miqtë e mi ka thënë se një fëmijë është si një kafshë, dy fëmijë janë si një kopsht zoologjik”.

Përshtatja me rolin e atësisë: “Atësia ka sjellë një ndryshim të madh në jetën time, padyshim është e vështirë dhe nuk mund të gjesh më kohë për veten, por njerëzit përshtaten. Ju duhet të pranoni të flini më pak, të lexoni më pak, të keni më pak kohë. Por të gjitha këto bëhen gjëra të zakonshme”.

A ka menduar të ketë një djalë: “Gjithmonë kam menduar për të pasur një djalë sepse doja të kisha një version “mini” të vetes time, por duke pasur dy vajza nuk mendoj të kem një fëmijë tjetër”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje