Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

James Corden, moderatori i këtij viti për Grammy Awards

James Corden, moderatori i këtij viti për Grammy Awards
November 22
16:15 2016

Vetëm pak ditë na ndajnë nga shpallja e nominimeve për Grammy Awards 2017.

Akademia e regjistrimit, e cila organizon edhe natën e yjeve, ka bërë të ditur para pak minutash prezantuesin e moderatorin e eventit, i cili do të jetë James Corden.

“Direkt nga tavolina e “LateLateShow”, James Corden do t’i bashkohet natës më të madhe të muzikës si moderator i Grammy-s”, – shkruan në Facebook akademia.

Corden është i njohur për “Carpool Karaoke”, që shpesh ka thyer edhe rrjetin me “performancat” në show.

Pra, shënojeni në kalendar datën 12 shkurt!

Komento
Shperndaje