Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

James Corden, dedikim viktimave të masakrës së Orlandos: Teatri, një vend ku çdo racë, besim dhe gjini janë të barabartë. Jemi me ju!

James Corden, dedikim viktimave të masakrës së Orlandos: Teatri, një vend ku çdo racë, besim dhe gjini janë të barabartë. Jemi me ju!
June 13
15:53 2016

Aktori James Corden e filloi mbrëmjen e edicionit të 70-të të Tony Awards, në teatrin “The Beacon”, me një dedikim ndaj atyre që humbën jetën në një përplasje me armë në një “club” nate homoseksualësh të dielën në mëngjes në Orlando, Florida.

“Të gjithë po përpiqen të mbledhin veten pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në Orlando në mëngjes. Në emër të të gjithë komunitetit të teatrit dhe të gjithë personave në këtë dhomë, zemrat tona janë me të gjithë ata që ranë viktima të atij krimi. Tragjedia e tyre është edhe e jona. Teatri është një vend ku çdo racë, besim dhe gjini janë të barabartë. Urrejtja nuk do të fitojë kurrë. Shfaqja e sotme u dedikohet atyre”, – është shprehur aktori.

Mëngjesin e së dielës, Omar Mateen, 29 vjeç, ka hyrë në një “club” homoseksualësh në Florida  dhe ka vrarë 50 vetë. Para se të kryente vrasjen masive, Mateen ka telefonuar operatorin e situatave emergjente të policisë dhe ka shprehur mbështetjen e tij ndaj grupit ekstremist islamik ISIS. Mateen u vra nga policia, e cila ka depërtuar në “club”-in e natës “Pulse”, tri orë pasi atje kishte filluar sulmi vdekjeprurës.

Komento
Shperndaje