Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Jam njeri i ndyrë”- Zyan Malik sqaron deklaratën e tij të papritur

“Jam njeri i ndyrë”- Zyan Malik sqaron deklaratën e tij të papritur
March 25
19:42 2019

Këngëtari i njohur i “One Direction” Zayn Malik ka çuditur gjithë ndjekësit e tij në “Twitter” disa ditë më parë, kur shkroi se ishte një njeri i ndyrë.

Malik e fshiu më pas postimin, por gjithsesi filluan aludimet për të gjetur arsyen se kësaj deklarate të çuditshme.

“Do të doja të kërkoja falje që kam qenë një njeri i ndyrë”-shkroi ditë më parë këngëtari në Twitter, postim të cilin më pas e fshiu.

Së fundmi, ai ka bërë një tjetër status ku ka sqaruar se postimi i fshirë ka qenë thjesht një shfryerje e momentit, ndërsa tregoi se aktualisht është i lumtur, por mund të ishte edhe më shumë.

“Aktualisht i lumtur, mund të jem më i lumtur. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mendimet”- shkroi Zayn në Twitter.

Ende nuk dihen cilat janë aryset që e shtynë këngëtarin e njohur të bëjë një deklaratë të tillë, por aludohet që ka lidhje me deklaratën e mikut të tij, ish-pjestarit tjetër të  “One Direction”, Louis Tamlinson, i cili deklaroi ditë më parë që marrëdhënia mes tij dhe Zyan është përkeqësuar pas largimit të këtij të fundit nga grupi.

Tamlinson humbi nënën e tij disa muaj më parë, dhe ndër të gjithë pjestarët e tjerë të grupit të njohur, i vetmi që mungoi në ceremoninë e lamtumirës ishte Zyan Malik./Blitz.al/

Komento
Shperndaje