Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Jam martuar me mashkullin më perfekt!”, – Neda tregon sekretin e marrëdhënies me Ogrenin

“Jam martuar me mashkullin më perfekt!”, – Neda tregon sekretin e marrëdhënies me Ogrenin
November 05
20:00 2017

Ata të dy janë ndoshta i vetmi çift i formuar brenda shtëpisë së Big Brother që i ka rezistuar kohës dhe marrëdhënien e tyre prej 7 vitesh e kanë kulmuar me ardhjen në jetë të Serzhit të vogël.

Në një kohë kur çiftet e tjera të formuar në Big Brother po ndahen dita-ditës, ishim mjaft kuriozë të dinim se cili është sekreti i Nedës dhe Ogrenit për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme.

Këtë kureshtje na e ka shuar Neda në një intervistë për emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës në ABC News, ku ka treguar fjalë për fjalë “sekretin” e kësaj marrëdhënieje.

“Një gjë që unë super e vlerësoj në marrëdhënien tonë është se jemi motorrë të njëri-tjetrit. Domethënë kur unë kam më pak fuqi, nge apo për të bërë diçka është ai që më motivon dhe e anasjellta.”, – shprehet Neda për Thumb. “Të ta them si vajzë e dashuruar, unë mendoj që jam martuar me mashkullin më perfekt në botë!”.

Ja pra, e mësuam edhe sekretin e marrëdhënies së Nedës dhe Ogrenit! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje