Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Jam krenar për ju!”- Gjebrea falënderon Florin, Enin dhe Arbin për bamirësinë ndaj familjes në nevojë

“Jam krenar për ju!”- Gjebrea falënderon Florin, Enin dhe Arbin për bamirësinë ndaj familjes në nevojë
June 18
17:47 2017

Sot në emisionin “E diela shqiptare” në “Tv Klan”, rubrika “Për drekë me mua” ka dhuruar një moment të veçantë, pasi përgjatë saj është kryer një akt bamirësie që ka ngrohur zemrat e publikut.

Flori Mumajesi, Arbian Mazniku dhe Eni Çobani kanë vendosur që shpërblimin që jep emisioni për këtë rubrikë ta çonin në një familje në nevojë.

Këtë gjest special e ka shpërndarë vetë këngëtari Mumajesi, i cili ka shpërndarë në rrjete sociale fotografinë e shkrepur me familjen në nevojë ku shkuan për të dhuruar shpërblimin.

Ndërsa vetë Ardit Gjebrea i ka falënderuar për këtë nismë:

“Eni Çobani, Arbi Mazniku dhe Flori Mumajesi vendosën që shpërblimin që jep “E diela shqiptare”  për rubrikën “Për drekë me mua” ta çonin te një familje në nevojë”,- shkruan Gjebrea.

Pas këtij veprimi simbolik e njëkohësisht me vlera, ndjekësit kanë reaguar pozitivisht për t’i falënderuar e përkrahur në nisma të ngjashme në të ardhmen. /Blitz.al/

Shperndaje