Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jaden Smith shpallet përsëri i vdekur

Jaden Smith shpallet përsëri i vdekur
August 10
17:45 2016

Ylli i ri i Hollywood-it, Jaden Smith, ka ndjekur hapat e babait të tij për të qenë një aktor shumë i famshëm. Ai u bë i njohur nga filmi “Karate Kid” dhe ka bërë një rrugë të gjatë për t’u bërë  aktor i njohur.

Jaden Smith ka rënë dy herë pre e shakave ku thuhet se ai ka vdekur. Fillimisht aktori është përfolur për vdekjen e tij në një aksident në moshën 12-vjeçare. Por një përfaqësues i aktorit e ka mohuar menjëherë këtë gjë. Por nuk mjaftoi me kaq. Vetëm pak kohë më parë u deklarua se Jaden Smith kishte kryer vetëvrasje pas datëlindjes së tij. Shkak i vetëvrasjes ishte debati me të dashurën e tij. Por përfaqësuesit e tij kanë mohuar përsëri lajmin e vdekjes dhe kanë thënë se Jaden është një nga shumë të famshmit që bëhen viktimë e raporteve të rreme.

Pas thashethemeve që qarkulluan për vdekjen e tij, aktori u shfaq në publik duke mos folur aspak për lajmet e rreme që qarkullojnë./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje