Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jaden Smith dëshiron që djemtë të veshin funde

July 09
16:41 2016

...

Jaden Smith dëshiron që djemtë të veshin funde dhe bluza të gjata si fustan. Ai e di se njerëzit nuk e pëlqejnë idenë e tij, por ai vazhdon t’i veshë ato. Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, edhe pse mund të ketë shumë njerëz kundër.

Jaden ishte personi i parë që u bë imazh për këto veshje nga shtëpia e modës “Louis Vuitton”. I veshur me fund, ai ka marrë pjesë në fushatën e kësaj firme së bashku me modelet. Jaden ka pozuar i veshur me të njëjtat veshje si vajzat dhe kjo nuk mund të anashkalohej nga publiku.  Gjithashtu Jaden do të jetë në kopertinën e “Nylon” në muajin gusht, ku do të prezantojë linjën e veshjeve për fëmijë. Tema kryesore në këtë revistë do të jetë “Arti i të qenit Jaden”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje