Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si tallet me vajzat prezantuesja Einxhel Shkira

Ja si tallet me vajzat prezantuesja Einxhel Shkira
May 02
12:51 2016

Einxhel Shkira i ka rezervuar vetes një urim dhe një dhuratë tepër speciale për Ditën e Punëtorëve.

Në Snapchat, ajo ka treguar se i ka dhuruar vetes një çantë tepër të lakmuar nga vajzat, një çantë Gucci.

“Gëzuar 1 majin. Einxhel! Je lodhur shumë këtë vit zemra, prandaj e meritove”, – ka shkruar prezantuesja në një nga videot e postuara në rrjetin social.

Nga ana tjetër, në një postim të dytë ajo zbulon se çfarë ka brenda një çante Gucci, duke futur  dorën në të dhe duke thënë: “Lesh!”

Einxhelit, mesa duket, i kanë ardhur në majë të hundës fotot dhe videot me çanta Gucci, pasi ajo shpreh dëshirën që vajzat e tjera të mos bënin më postimeve me këtë aksesor: “Do të doja shumë që vajzat të mos bënin më postime të tilla se na hapën barkun”.

Etiketimet
Shperndaje