Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si tallen francezët me “Dashni” të Majkut!

Ja si tallen francezët me “Dashni” të Majkut!
March 22
18:02 2016

Më në fund ndodhi ajo që shumë të rinj donin prej kohësh: Radio Libre në Francë bën të mundur që reperi Maitre Gims të “takohet” me këngëtarin kosovar, Majk.

I ftuar në një emision në këtë radio, reperi me origjinë kongoleze ka dëgjuar këngën “Dashni” të Majkut, aq shumë të përfolur në Shqipëri si një kopje e këngës “Est-ce que tu m’aimes?” të Maitre Gims.

Nga video vihen re të qeshura teksa drejtuesit e emisionit përshkruajnë videon e këngës “Dashni”, edhe pse i interesuari i vërtetë nuk duket shumë i habitur. Reperi nga Franca ruan seriozitetin në mimikën e tij, edhe kur të pranishmit në radio i përshkruajnë detaje si sfondi, mjekra apo lëvizjet e Majk si shumë të ngjashme me të tijat. Ta ketë parë edhe më parë Maitre Gims këtë video? Apo thjesht i duket një kopje që nuk e dëmton performancën e tij? Këtë nuk mund ta dimë…

Ajo që na mbetet të diskutojmë është se çfarë ka për të thënë Majk për këtë video. A do mund ta fshehë dot  faktin e ngjashmërisë së këngëve, ndërkohë që buja ka arritur deri në Francë?

Sido që të jetë, mos u mërzit Majk! Nuk ka asgjë të keqe të frymëzohesh nga artistë të huaj! Fundja, kush nuk e ka bërë? Ama një këshillë të vogël: Kur tenton kaq shumë t’i ngjash një prej artistëve të tu të preferuar, përveç mjekrës, syzeve, ritmit, stilit, lëvizjeve, sfondit në video etj., sikur ta plotësoje “paketën” edhe me ngjyrën e lëkurës? Një operacion plastik alla Michael Jackson do të të shndërronte përfundimisht në legjendë të gjallë dhe komentet negative rreth këngës “Dashni” do të binin të gjitha poshtë! Një Majk Xhekson nga Shqipëria… interesante, apo jo?

Komento
Shperndaje