Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si u përgjigjet Xhesika Berberi thashethemeve se është ndarë nga i dashuri

Ja si u përgjigjet Xhesika Berberi thashethemeve se është ndarë nga i dashuri
October 11
18:43 2016

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është përfolur kohët e fundit për ndarjen e saj nga i dashuri, një marrëdhënie që vijonte prej disa vitesh.

Mungesa e postimeve në rrjetet sociale me partnerin Evald Balla dhe një kopertinë reviste ku ajo shfaqej krah tenorit shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, u bënë shkak për këto dyshime.

Por vetëm pak minuta më parë, modelja bukuroshe ka thyer heshtjen. Ajo ka postuar pak më parë në Instagram një foto ku shfaqet së bashku me të dashurin e saj, çka hedh poshtë dyshimet. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje