Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si është katandisur Çandleri i “Friends”…

Ja si është katandisur Çandleri i “Friends”…
March 18
11:38 2016

Ju kujtohet Çandleri, personazhi i serialit të famshëm “Friends”?

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, së fundmi aktori Matthew Perry është parë rrugëve tepër i lodhur dhe disi i çrregullt.

Matthew është fotografuar në një gjendje jo të mirë, teksa dilte nga një intervistë në radio për promovimin e komedisë së tij të fundit, “The end of logging”.

Aktori është duke bërë çmos për të shitur biletat e për të bindur publikun të ndjekë filmin e tij, pas komenteve negative për të. Për shumë nga ndjekësit e filmit, ai ishte një “humbje kohe dhe parash”.

Por, ndryshe nga imazhi i tij në posterin e komedisë, ku duket i freskët dhe në formë, 46-vjeçari ka dalë rrugëve me rrathë të zinj poshtë syve, me flokë të thinjur dhe mjekër të gjatë.
Ju kujtojmë se aktori prej kohësh ka shfaqur probleme me përdorimin e substancave të palejuara, aq sa në një intervistë të dhënë para pak muajsh u shpreh se nuk mban mend xhirimet e 3 viteve të serialit “Friends”!

Gjatë intervistës së tij në radio, Matthew foli për vështirësitë e hasura si autor dhe aktor në komedinë e fundit.

“Le të mendojmë se kam vënë dy kapele… E mira e kësaj është se mund t’i ndryshoj në çdo moment. Nëse batutat nuk funksionojnë siç duhet, atëherë mund të bëj të gjitha ndryshimet që dua, sepse si dramaturg më lejohet ta bëj këtë”, – u shpreh ai. “E kam shkruar këtë skenar brenda 10 ditëve dhe e kam ndryshuar e rishkruar për një vit rresht”, – e mbylli intervistën aktori.

Komento
Etiketimet
Shperndaje

0 Comments

No Comments Yet!

There are no comments at the moment, do you want to add one?

Write a comment

Write a Comment