Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja si e ka festuar Ledina Çelo ditëlindjen e djalit

April 21
23:17 2016

...

...
Picture 1 of 6

Këngëtarja Ledina Çelo, prej kohësh jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj Naimin dhe dy fëmijët e saj Erlinin dhe Perianën.

Ledina sot ka festuar ditëlindjen e djalit të saj. Ajo i ka organizuar një festë  të bukur, të cilën e ka pasqyruar edhe në Fb nëpërmjet fotove dhe ku duket qartë harmonia që mbizotëron në familje. Këngëtarja është kujdesur që në festën e ditëlindjes të Erlinit mos të mungojnë as personazhet e tij të preferuar,të filmave vizatimor. Erlini, i cili mbushi 5 vjec ka festuar me familjen e tij dhe “të ftuarin special Spiderman-in”.  Por përvec Spiderman-it, tullumbacave dhe atmosferës  festive nuk mund të lihej pa u vënë re edhe torta në formë krokodili.

Në sytë e Erlisit shprehet qartë lumturia për surprizën që ka marrë në 5 vjetorin e tij. Ledina ka postuar fotot e ditëlindjes në rrjetet sociale ku uron birin e saj.  Urimit të këngëtares i janë bashkuar edhe miqtë e ndjekësit e saj në Facebook dhe Instagram. E bashkë me ata urojmë edhe ne Erlinin të bëhet 100 vjec.

Komento
Etiketimet
Shperndaje