Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja shifra që i paguan Kim Kardashian stilistes së saj

Ja shifra që i paguan Kim Kardashian stilistes së saj
May 26
16:30 2016

Nuk është më sekret që në vitet e fundit, Kim Kardashian ka krijuar një stil unik të sajin dhe po e mban majft mirë këtë “lojë”. Nuk ka rëndësi nëse ajo është duke parakaluar në ndonjë Tapet të Kuq të ndonjë eventi, apo thjesht ka dalë për të drekuar, veshjet e saj janë gjithnjë të bukura dhe kthehen menjëherë në të preferuarat e publikut.

Shumica e këtij suksesi në fakt i takon stilistes së saj, Christine Centenera por që duhet theksuar se ajo nuk paguhet pak për gjithë këtë sukses. Duke iu referuar “Sunday Telegraph”, Christine merr 1 milion dollarë në vit vetëm për të stiluar Kim-in dhe këtu sigurisht nuk përfshihen kostot e veshjeve që ajo përdor.

Për ata që nuk e njohin, Christine është Drejtore e Modës në “Vogue Australia” dhe sigurisht ajo është eksperte në këtë fushë. Për herë të parë ajo u takua me Kim-in në vitin 2011 kur punonte si asistente për linjën e rrobave të Kanye Ëest. Nga burime të pakonfirmuara flitet se Christine do të shpërngulet në SHBA për të punuar pranë Kim-it full time (me kohë të plot).

Çfarëdoqoft “magjia” që Chrstine i bën veshjes së Kim Kardashian-it është duke funksionuar sepse momentalisht kjo e fundit është kthyer në “markë” unike.

Komento
Shperndaje