Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse Obama është presidenti më “cool” i SHBA-ve

Ja pse Obama është presidenti më “cool” i SHBA-ve
April 01
17:27 2016

Burime pranë këngëtarit Kendrick Lamar kanë raportuar se Lamar po bën gati për të publikuar një “mixtape” me njeriun më të fuqishëm të SHBA-ve, presidentin Barack Obama.

Projekti titullohet “Tha Third Term” dhe një nga këngët  është publikuar në SoundCloud, por vetëm si melodi pasi teksti dhe zëri mbeten enigmë.

Nuk është çudi fakti që Obama dhe Lamar po bashkëpunojnë, pasi të dy janë miq  dhe e admirojnë njëri-tjetrin. Gjithashtu politikani dhe artisti kanë një të përbashkët: janë dy individë me ngjyrë që janë  përfshirë në lëvizjen #BlackLivesMatter.

“Tha Third Term” do të jetë gjurma që do të lërë Barack pasi të dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Interesant pritet të jetë qëllimi i këtij produksioni, sepse e dimë që Lamar po punon për të sjellë diçka të ngjashme me “Formation” të Beyonce dhe një nga temat më të përfolura në SHBA këtë periudhë, përveç Trump, është diskriminimi i njerëzve me ngjyrë, prandaj dyshojmë se Obama do të sjellë diçka që do të çudisë dhe njëkohësisht do të shkundë Hollivudin dhe jo vetëm.

 Ja pse Obama është presidenti më ‘cool’ i SHBA Ja pse Obama është presidenti më ‘cool’ i SHBA

 

Etiketimet
Shperndaje