Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ja pse mendojmë se së shpejti Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother”-in

Ja pse mendojmë se së shpejti Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother”-in
January 12
09:44 2020

Mbrëmjen e kaluar ishte puntata e fundit e emisionit të argëtimit “Shiko Kush Luan”. Sigurisht, e fundit për këtë sezon televiziv, sepse siç moderatorja, autorja dhe pse jo, ndonjëherë protagonsitja e programit më shumë se të ftuarit, Luana Vjollca konfirmoi, formati do të rikthehet në ekran. Megjithatë bëhet fjalë për në shtator, gjë që mund t’ju shtyjë të mendoni se Luana do të bëj pushime deri atëherë.

Jo, aspak! Sepse vetë moderatorja bëri me dijë në fund të emisionit, se nuk do t’i ndahet hapsirës televizive në Top Channel për shumë gjatë dhe tregoi se për një muaj ose dy do të vijë me një projekt të ri. Kaq u desh, që menjëherë të na shkonte mendja se ky projekt i ri për të cilin bëhet fjalë, është pikërisht ai që i mungon prej dy vitesh publikut, Big Brother-i. Pse e mendojmë këtë? Ja disa fakte të thjeshta:

Periudha për të cilën flet Luana është më e mundshmja kur Big Brotheri mund të rikthehet në Top. Në fakt, ata e bën me dije që në fillim të shtatorit që një rikthim i tillë ishte në plan, në një shtëpi shumë të madhe që ndryshe nga herët e tjera do të ishte brenda ambienteve të televizionit në studion “Nova”. Dhe kohëzgjatja nga fillimi i vjeshtës e deri në fillim e pranverës, mund të jetë aq sa duhet që shtëpia të jetë gati dhe të mirëpresë banorët e rinj. Rrjedhimisht është gati dhe për transmetim.

Luana vetë, që kur është përfolur për fillimub e Big Brother, është konsideruar gjithnjë si moderatore e mundshme, së bashku me Arbana Osmanin dhe Ledio Liçon. Por duke qenë se Arbana ka shprehur më parë dëshirën që të vazhdojë me vetëm “Dua të të bëj të lumtur” dhe Ledioni nuk ka treguar asnjë shenjë dëshirë për rikthimin në ekran, Luana duket si zgjedhja më logjike dhe e arritshme në këtë pikë.

Një tjetër tregues, që në dukje është vetëm një post Instagrami, por që në në të tilla rastë shëndrrohet në fakt, në faqen “Pikëpyetjee”, ku është folur po ashtu për faktin që Vjollca mund të jetë drejtuesja e re e programti të “Endemol”, ajo ka dhënë “like”. Që në gjuhën tonë, të studimit të post-eve të Instagram-it, ky përkthehet si një miratim apo konfirmim.

 

View this post on Instagram

 

#EKSKLUZIVE || “Big Brother” po vjen… Bashke me LUANA VJOLLCA! . . Sot ishte puntata e fundit e “Shiko Kush Luan” ne Top Channel per kete sezon, dhe Luana ne mbyllje te tij tha nje deklarate ekskluzive se do ta shohim se shpejti ne nje projekt tjeter televiziv ne Top Channel, i cili do te filloj mbas nje muaji. Moderatorja nuk zbuloi asgje me shume, por burime prane Top Channel kane zbuluar se Luana Vjollca do te jete prezantuesja e Big Brother. Ne fakt qe ne fillim te shtatorit stafi i Top Channel lajmeroi se ky program do te rikthehet ne ekran ne 2020 me nje shtepi dhe studio te ndertuar ne Studiot Nova. Nese do jete ‘BB’ me njerez te thjeshte apo me VIP-a mbetet per t’u zbuluar ne ditet ne vazhdim. Ju kujtojme se ky reality show do te rikthehet pas nje mungese 2 vjeçare, dhe me shume surpriza. Keshtu qe, behuni gati! Big Brother po vjen….🔥🙈 PS. Vete @luanavjollca ka bere like kete foto, duke konfirmuar keshtu lajmin EKSKLUZIVE nga @pikepyetjee

A post shared by PIKËPYETJE ™ (@pikepyetjee) on Jan 11, 2020 at 2:11pm PST

Pra Luana duket se është drejt rrugës për të prezantuar një prej programeve më të ndjekura në Shqipëri. Sa i përshtatet dhe a do të ishte aq mirë aty sa ç’është në formatin e “Shiko Kush Luan” është një temë krej tjetër, që do ta diskutojmë në një artikull të veçantë.

Megjithatë duhet dhe të themi, se ka dhe disa të dhëna se nga ana tjetër, nuk bëhet fjalë për Big Brother-in, si për shembull mungesa e një promo-je në ekranin e Top Channel. Ju që jeni ndjekës të reality show-t duhet ta mbani mend se televizioni promon për spektaklin e nxirrte muaj përpara fillimit. Deri tani nuk e kemi parë dicka të tillë.

Ajo që mund të themi me siguri është se Luana do jetë për dy muaj në ekran. Kujdes, ne po ju vëzhgojmë!

/Blitz.al/

Share