Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse Albana Osmani dhe Ervin Kurti përbëjnë dyshen perfekte të “Top Show Magazine”

Ja pse Albana Osmani dhe Ervin Kurti përbëjnë dyshen perfekte të “Top Show Magazine”
October 17
22:08 2016

Ndërrimi i opinionistëve të “Top Show Magazine” ishte një nga lajmet që bëri më shumë bujë dhe xhiron e mediave shqiptare. Me nisjen e sezonit të ri të këtij programi u përfolën fillimisht emrat e dy opinionistëve të parë, Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj. Sara, vajza e aktores Ema Andrea, është e njohur për publikun për look-un e saj të veçantë, si dhe për kauzat sociale që ka mbështetur (duke dhuruar flokët e saj të gjatë për fëmijët e prekur nga sëmundja e kancerit). Ndërsa modeli Valer Kolnikaj është një figurë më e njohur për publikun shqiptar. Fillimisht nga “Big Brother”, pastaj si pjesëmarrës në “Dancing with the stars”. Por lajm kanë bërë edhe statuset apo qëndrimet që kanë pasur në lidhje me VIP-at dhe fenomenet e ndryshme shoqërore… E duke parë të gjithë këtë “background” të të dy protagonistëve, producentja Lori Hoxha së bashku me Alban Dudushin i përzgjodhën për të formuar si dyshen që do të “thumbonte” personazhet e ftuar në “Top Show”. Por magjia zgjati shumë pak (madje as një muaj) dhe mësuam se në kolltukun e opinionistëve do të ulen tashmë dy emra të rinj: Albana Osmani – moderatore e njohur në Top Channel dhe gazetari i showbiz-it, njëkohësisht pjesë prej dy vitesh e stafit të “Top Show”, Ervin Kurti. Të dy duket se kaluan me sukses provën e parë të këtij rrugëtimi të ri, që mesa duket do të jetë më i gjatë se i paraardhësve të tyre. Ja tri arsyet që i bëjnë ata një dyshe të suksesshme:

Përvoja televizive

Albana Osmani dhe Ervin Kurti janë prej vitesh pjesë e televizionit. Albana si prezantuese, por edhe si autore e programit “Poke”, që ka pasur në fokus jetën dhe ngjarjet e showbiz-it, ndërsa Ervini njihet si një gazetar “thumbues” me përvojë shumëvjeçare në fushën e medias (ndonëse në prapaskenë) dhe në kontakt të vazhdueshëm me lajmet rozë.

Kimia

Duke punuar prej vitesh në të njëjtin televizion, Albana dhe Ervini kanë qenë jo vetëm kolegë, por Kurtit i ka rënë rasti edhe ta intervistojë Osmanin, kështu që “akulli” mes tyre është thyer. Ata e treguan edhe në puntatën e parë që kishin kimi dhe bashkëveprim në batutat dhe ndërhyrjet e njëri-tjetrit.

Njohja me personazhet

Albana Osmani është prej vitesh pjesë e rrethit të showbiz-it dhe një nga personazhet që përbën gjithnjë lajm. Ajo i njeh dhe di shumë detaje rreth jetës së personazheve publike, gjë që do ta ndihmojë më shumë rreth pyetjeve dhe “ngacmimeve” që mund t’u bëjë të ftuarve të “Top Show”. E njëjta gjë vlen edhe për Ervinin, i cili e ka profesion bërjen e pyetjeve dhe është gjithashtu i preferuari i VIP-ave shqiptarë./Blitz.al/

albana mag2

Komento
Shperndaje