Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja për kë do të votojë Aurela Gaçe në zgjedhjet presidenciale në SHBA

March 25
17:51 2016

Ja se për kë do të votojë Aurela Gace në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Këngëtarja e “Akoma jo” ka treguar se  interesohet jo vetëm për problemet në Shqipëri, por edhe për problemet në SHBA. Aurela Gaçe ka ripostuar në profilin e saj në Instagram një foto të ndarë më parë nga Ardit Gjebrea, të kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton.

Ajo e ka shoqëruar foton me përshkrimin: “Madje edhe do të votoj përveçse “share””. Gaçe ka shfaqur qartë simpatinë e saj për bashkëshorten e Bill Clinton dhe kjo nuk mbetet në nivelin e deklaratës, sepse Aurela mund të votojë në SHBA pasi zotëron nënshtetësinë amerikane.

Ja edhe një votë tjetër pro Clinton.

 

Komento