Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja për çfarë është penduar Princi Harry në lidhje me nënën e tij, Princeshën Diana

Ja për çfarë është penduar Princi Harry në lidhje me nënën e tij, Princeshën Diana
July 25
15:17 2016

Princi Harry e humbi nënën në një aksident me makinë në vitin 1997, kur ai ishte 12 vjeç. Ai ka shprehur keqardhjen që nuk ka folur më herët për vdekjen e së ëmës, Princeshës Diana.

Princi ka rrëfyer rreth kësaj ngjarjeje në pallatin Kensington në një event bamirësie rreth shëndetit mendor. Të pranishëm në këtë event ishin edhe shumë sportistë të famshëm. I pyetur rreth humbjes së nënës nga futbollisti anglez Rio Ferdinand, gruaja e të cilit ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë vitin e kaluar, Harry është përgjigjur se pendohet që nuk ka folur më herët për këtë ngjarje.

“Është normale që të vuash humbjen e një familjari për sa kohë flet për këtë. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem, të mos e kuptosh dhe të mos e zgjidhësh”,- u shpreh Princi.

Fjala e tij shpjegoi se çelësi i mesazhit të këtij eventi është t’u tregojë të gjithëve se edhe pjesëtarë të familjes mbretërore mund të vuajnë nga çështje të shëndetit mendor.

Komento
Shperndaje