Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja në cilin vend të ndaluar do të xhirohet “Fast & Furious 8”

Ja në cilin vend të ndaluar do të xhirohet “Fast & Furious 8”
May 07
12:37 2016

Do të jetë “Fast & Furious 8” (Fast 8) filmi i parë me buxhet të madh dhe filmi i dytë që merr lejen për të xhiruar në Kuba që nga momenti i përmirësimit të marrëdhënieve midis këtij shteti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye, për këtë ndodhi të rrallë produksioni i filmit ka lançuar një video kushtuar qytetit dhe njerëzve atje.

“Fast 8” do të ruajë traditën e serive të mëparshme të garave emocionuese e vendeve ekzotike, duke përfshirë edhe Islandën.

Filmi me skenar të Chris Morgan dhe regji të F. Gary Gary, i cili pritet të dalë në prill të vitit 2017, do të ketë këtë kast aktorësh: Vin Diesel, Dwayne “The Rock” Johnson, Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson, “Ludacris”, Lucas Black, Kurt Russell, Jason Statham, Charlize Theron, Kristofer Hivju dhe Scott Eastwood.

#F8 is making history in Cuba. #FastFridays

A video posted by Fast & Furious (@fastandfuriousmovie) on

Komento