Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja në cilin film do të rikthehet Angeline Jolie…

May 10
11:08 2016

angelin

Admirues të Angelina Jolie dhe të “Maleficient”, mbahuni fort! “Disney” ka një lajm për ju: Jolie do të rikthehet në një produksion të dytë të “Maleficient”.

Kjo është bërë e ditur nga Linda Woolverton, skenaristja e filmit, e cila ka deklaruar se filmi po bëhet gati për një kapitull të dytë dhe Angeline do të jetë pjesë e saj.

Pavarësisht se një datë daljeje në kinematë botërore akoma nuk ka, “Disney” ka deklaruar se është akoma në bisedime të mëtejshme me aktoren, pasi është një stad i karrierës ku Jolie është akoma e pavendosur.

Këto deklarata janë një surprizë e vërtetë, pasi më parë ishte e sigurt se nuk do të kishim një vazhdim të “Maleficient”, por tani rezulton se jo vetëm kemi një vazhdim, por edhe se Jolie është përsëri pjesë e tij.

Bëhuni gati ta shihni përsëri aktoren me ata brirët e stërgjatë e të zinj…

Shperndaje