Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja me kë po i kalon pushimet Cristiano Ronaldo

July 14
11:51 2016

...

Pas fitores së Kombëtares Portugeze në Kampionatin Europian të Futbollit Euro 2016, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të pushojë në shoqërinë e familjes së tij. Ronaldo u dëmtua rëndë në finalen e  kampionatit, edhe pse në fund iu gëzua kupës së madhe për Portugalinë si kampione Europe.  Tashmë Ronaldo po shërohet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pushuar në Ibiza me mamanë e tij Delores dhe djalin Cristiano Jr.

Familja është parë këtë të mërkurë teksa pushonte në një jaht luksoz në Ibiza. Ylli i Real Madridit përpiqet të jetë një baba i mirë duke i kushtuar kohë edhe të birit. Ai është shfaqur duke notuar dhe duke luajtur me të.

“Pushime me familjen”- ka shkruar Ronaldo pak ditë më parë në Instagram e siç duket edhe në foto, familjarët e tij po i shijojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit këto ditë të nxehta.

Komento
Shperndaje