Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja me cilën aktore e ngatërrojnë Justin Bieber

Ja me cilën aktore e ngatërrojnë Justin Bieber
March 24
15:45 2016

Pas problemeve që i lindën duke anulluar takimet me fansat e tij, e vetmja gjë që i mungonte tani ishte ta ngatërrojnë me një vajzë.

Pikërisht kjo ka ndodhur ditën e djeshme në emisionin ‘Today Show’ ku moderatores  Kathie Lee Gifford iu tregua një foto e Justin dhe ajo këmbënguli për një kohë të gjatë, jo vetëm që ishte femër, por edhe që ishte aktorja e sagës Twilight, Kristen Stewart.

“Duket si një grua…”, “Më falni por vazhdoj të mendoj që është një femër”,“ Mos është Kristen Stewart?” janë disa nga fjalitë që përsëriste vazhdimisht moderatorja në emision. Fotoja ishte marrë  nga parakalimi i Bieber në tapetin e kuq të American Music Awards. Aktualisht, Justin Bieber është në natën e dytë në Los Anxhelos për tour-in e tij të quajtur ‘The Purpose Tour”.

 

Ja se me kë e ngatërrojnë Justin Bieber