Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja kush është e ashtuquajtura “kushërirë” e Beyonce-s

March 25
19:17 2016

Fotoja e Beyonce-s me dy vajza të tjera bëri kërdinë në internet, sidomos në Instagram. Kësaj here jo për shkak të Bey, por për shkak të njërës prej vajzave përkrah saj, e cila tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale për format e saj e shkëlqyera.

Komentuesit nuk ngurruan ta cilësonin si kushërira e Beyonce-s dhe të shtonin numrin e ndjekësve në Instagram nga 2.000 në 70.000.

Por në një intervistë për TMZ, Kristin Douglas, vajza në fjalë, ka thënë se nuk është kushërira e Beyonce-s, por se daja i artistes, Skip, ishte kumbari i saj. Ajo ka shtuar se jeta e saj ka ndryshuar menjëherë pas publikimit të fotos dhe se menaxherë të ndryshëm i japin shuma të mëdha parash vetëm për një paraqitje në evente të ndryshme.

Eh, ç’mund të bëjë një foto!

Ja kush është e ashtuquajtura “kushërirë” e Beyonce-s

Etiketimet
TMZ
Shperndaje