Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja kush do ta zëvendësojë Rita Orën në “X Factor UK”

Ja kush do ta zëvendësojë Rita Orën në “X Factor UK”
May 11
10:01 2016

Paraditen e djeshme, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, lajmëroi largimin e saj nga kompeticioni “X Factor”. Pas saj, edhe Nick Grimshaw së bashku me Cheryl Fernandez-Versini lajmëruan gjithashtu se do të ndërprisnin eksperiencën si mentorë të “X Factor”-it britanik, duke lënë kështu vetëm Simon Coëell të rikthehet nga sezonet e kaluara.

Por menjëherë pasi Rita Ora ka lënë karrigen e saj, duket se zëvendësimi ka ndodhur më shpejt nga sa mendohej. Këngëtarja që do të zërë këtë vend është Nicole Scherzinger, e cila ka qenë edhe në 2013-n mentore në këtë kompeticion.

Produksioni i “X Factor UK” ka bërë të ditur se 4 anëtarët e panelit të mentorëve për 2016-n do të jenë: Nicole Scherzinger, Sharon Osbourne, Louis Walsh dhe Simon Cowell. Ata shprehen entuziastë se ky ekip do të jetë profesional dhe argëtues njëkohësisht.

Komento
Etiketimet
Shperndaje