Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja kur do të mund ta blini albumin e ri të Drake

Ja kur do të mund ta blini albumin e ri të Drake
April 10
13:19 2016

 

Të gjithë fansat e Drake do të gëzohen nga ky lajm. Këngëtari kanadez do të nxjerrë së shpejti në treg albumin e tij më të ri, madje tani ka një datë konkrete. Reperi njoftoi këtë të shtunë  nëpërmjet Twitter-it se albumi “ ‘Views from the 6″  do të dalë më 29 prill dhe postoi një video të shkurtër rreth albumit.

Ai gjithashtu vuri në dijeni fansat se albumi do të jetë ekskluziv për Apple Music, ashtu si dy këngët e albumit që tashmë janë publikuar, “Pop Style” dhe “One Dance”.  Ky album vjen 3 vjet pas atij të nxjerrë në treg në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe Drake ka qenë i pranishëm në treg me projekte të tjera  muzikore: këngë dhe “mixtape”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje