Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja ku do të “udhëtojë” truri i pornostares së famshme

Ja ku do të “udhëtojë” truri i pornostares së famshme
April 23
12:31 2016

Burime pranë “NY Daily News” kanë bërë të ditur se truri i keçistes dhe pornostares së famshme, Joanie Laurer, e njohur si Chyna, do të dhurohet për kërkime shkencore.

Ky lajm është bërë i ditur nga menaxheri i sportistes, Anthony Anzaldo, i cili ka thënë se truri do të dhurohet me qëllim që të zbulohen efektet që ka në trurin e njeriut karriera në wrestling dhe një histori e gjatë dhune.

“Kam shpresën se do t’ia arrijmë qëllimit”, – ka thënë Anzaldo. “Tani po përpiqem të marr ligjërisht miratimin e familjes për të folur në vend të tyre dhe për t’i thënë “po” dhurimit”.

Chyna u gjet e vdekur në apartamentin e saj më 20 prill të këtij viti nga menaxheri i saj, Anzaldo, në Kalifornia.

Komento
Etiketimet
Shperndaje