Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja detajet e dasmës së Taylor Swift dhe Calvin Harris

Ja detajet e dasmës së Taylor Swift dhe Calvin Harris
March 24
14:18 2016

Taylor Swift i ka bërë gati të gjitha për dasmën e saj, që do të zhvillohet këtë verë. Vendi, data, unaza dhe fustani janë planifikuar të gjitha, – thonë burimet pranë këngëtares.

Calvin Harris dhe Taylor Swift akoma nuk e kanë bërë zyrtare fejesën e tyre, por burime pranë këngëtares thonë se ata të dy po planifikojnë një dasmë madhështore vetëm me të afërm dhe miq.

“Ajo thotë që do t’i pëlqente që fustanin t’ia stilonte Elie Saab. Gjithashtu i ka bërë të ditur Calvin-it se unazën do të donte t’ia stilonte Lorraine Schwartz, tamam si unaza e Beyonce-s”, – kështu janë shprehur miqtë e Swift.

Ata po planifikojnë një dasmë elegante në kështjellën Wedderburn, në vendlindjen e Calvin, në Skoci. Nga fjalët e miqve të Swift mund të nxjerrim mesazhin se dasma e Taylor dhe Calvin do të jetë një event që vështirë të harrohet.

Komento
Etiketimet
Shperndaje