Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë thotë horoskopi për karakterin e këngëtarëve shqiptarë, por edhe tëndin!

Ja çfarë thotë horoskopi për karakterin e këngëtarëve shqiptarë, por edhe tëndin!
October 10
22:03 2018

DASHI – Buta, Xhensila Myrtezaj, Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Fifi, Nora Istrefi

Pikat e forta: Guximtar, i vendosur, i mbushur me vetëbesim, entuziast, optimist, i sinqertë, pasionant

Pikat e dobëta: I paduruar, gjaknxehtë, impulsiv, agresiv

Pëlqen: Veshjet e rehatshme, lidershipin, sfidat fizike, sportet individuale

Urren: Pasivitetin, vonesat, punën pa talent

DEMI- Argjentina Ramosaj

Pikat e forta: I besueshëm, i duruar, praktik, i devotshëm, i përgjegjshëm, i qëndrueshëm

Pikat e dobëta: Kokëfortë, posesiv, nuk pranon të bëj kompromise

Pëlqen: Kopshtarinë, gatimin, muzikën, romancën, veshjet me cilësi, të punojë me duar

Urren: Ndryshimet e papritura, komplikimet, pasigurinë, materialet sintetike

BINJAKËT- Getinjo

Pikat e forta: I sjellshëm, i përkushtuar, kurioz, përshtatet lehtë, aftësia për të mësuar shpejt dhe për të shkëmbyer ide

Pikat e dobëta:  Nervoz, i paqëndrueshëm, i pavendosur

Pëlqen: Muzikën, librat, revistat, bisedat me njerëzit e rastësishëm, udhëtimet e shkurtra rreth qytetit

Urren:  Të qëndrojë vetëm, përsëritjen dhe rutinën

GAFORRJA- Ledri Vula, Fero, Getoar Selimi, Eni Koçi, Butrint Imeri, Era Istrefi

Pikat e forta: Imagjinata e zhvilluar, besnik, i ndjeshëm, tërheqs, bindës

Pikat e dobëta:  Pesimist, dyshues, manipulues, nuk ka besim në vetvete

Pëlqen:  Artin, aktivitetet në shtëpi, të relaksohet pranë ujit, të ndihmojë të dashurit e tij, një darkë me miqtë

Urren:  Njerëzit që nuk i njeh, të zbulojë detaje nga jeta personale, kritikat e mamasë

LUANI- Lumi B

Pikat e forta: Krijues, pasionant, bujar, ka sens humori, zemërmirë

Pikat e dobëta:  Arrogant, kokëfortë, i fokusuar te vetja, përtac

Pëlqen: Teatrin, të shkojë me pushime, të admirohet, gjërat e shtrenjta, ngjyrat e ndezura, qejf me shoqërinë

Urren:  Ta injorojnë, të përballet me realitetin e vështirë, të mos trajtohet si “mbret” apo “mbretëreshë”

VIRGJËRESHA- MC Kresha

Pikat e forta: Besnik, analizues, i sjellshëm, punon fort, praktik

Pikat e dobëta:  i turpshëm, shqetësohet shumë, shumë kritik ndaj vetes dhe të tjerëve, “vetëm punë, jo qejf”

Pëlqen: Kafshët, ushqimin e shëndetshëm, librat, natyrën, rregullsinë

Urren:  Të qenit i pasjellshëm, të kërkojë ndihmë

PESHORJA- Noizy, Varrosi, Mozzik, Ylli Limani, Enca

Pikat e forta:  Bashkëpunues, diplomatic, i drejtë, social

Pikat e dobëta:  i pavendosur, shmang përballjet, mban inat, mëshirë për veten

Pëlqen:  Harmoninë, të ndajë me të tjerët gjithçka, natyrën

Urren:  Dhunën, padrejtësine, ata që flasin shumë dhe me zë të lartë, përballjet

AKREPI- Rina

Pikat e forta:  Guximtar, pasionant, kokëfortë, mik i vërtetë

Pikat e dobëta:  Mosbesues, xheloz, mban sekrete, i dhunshëm

Pëlqen:  Të vërtetën, faktet, të ketë të drejtë, miqtë prej shumë kohësh, të ngacmojë, pasionet e mëdha

Urren:  Gënjeshtrën, të zbulojë sekrete, njerëzit joaktivë

SHIGJETARI – Tayna, Majk, Kida

Pikat e forta:  Bujar, idealist, sens i paparë humori

Pikat e dobëta:  Premton më shumë sesa bën, i paduruar, thotë çdo gjë pavarësisht se është jo diplomatikë

Pëlqen:  Lirinë, udhëtimet, filozofinë, natyrën

Urren:  Njerëzit “e ngjitur”, detajet

BRICJAPI- Dhurata Dora, Gjiko

Pikat e forta: I përgjegjshëm, i disiplinuar, ka kontroll mbi veten, manaxher i mirë

Pikat e dobëta:  Bën sikur i di të gjitha, nuk fal, pret më të keqen

Pëlqen:  Familjen, traditat, muzikën, punimet me dorë cilësore

Urren:  Pothuajse çdo gjë

UJORI- Lyrical Son

Pikat e forta: Progresiv, origjinal, i pavarur, humanitar

Pikat e dobëta:  Nuk shprehet emocionalisht, nuk bën kompromise

Pëlqen:  Qejfin me shoqërinë, të ndihmojë të tjerët, të luftojë për kauza të rëndësishme, bisedat intelektuale, dëgjuesit e mirë

Urren:  Limitimet, premtimet e thyera, të ndihet i vetmuar, situatat e mërzitshme, njerëzit që e kundërshtojnë

PESHQIT- Capital T

Pikat e forta:  I përkushtuar, artisik, ndjek intuintën, i ditur, ka vesh për muzikë

Pikat e dobëta:  Frikacak, beson më shumë se duhet, i trishtuar, dëshira për t’u “arratisur” nga realiteti

Pëlqen:  Të qëndrojë vetëm, të flejë, muzikën, romancën, median vizuale, të notojë, temat spirituale

Urren:  Ata që bëjnë sikur i dinë të gjitha, të kritikohet, të shkuarën që e përndjek, dhunën

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje