Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë i ka bërë bashkë disa nga gazetarët më të njohur në Shqipëri…

July 13
22:46 2016

...

Disa nga gazetarët te njohur të ekranit shqiptar janë ritakuar sot në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Prej vitesh ata kanë lënë bankat shkollës, por sot janë rikthyer, për të kujtuar të gjithë së bashku kohën e universitetit. Dekania Valentina Duka ka organizuar një “Takim Brezash”, ku kanë marrë pjesë studentët e universitetit dikur, të cilët janë gazetarët e ekranit sot.

Në këtë takim kanë marrë pjesë gazetarë të njohur si Drini Zeqo, Filp Çakuli, Beti Njuma, Vilma Masha,  Anila Basha, Ilda Bejleri, Iris Luarasi, Sokol Shameti, etj Këta personazhe nuk kanë ngurruar të ndajnë foto nga “Takim Brezash” në rrjetet e tyre sociale. Në një foto ku kanë dalë pedagogë e gazetarë së bashku Vilma Masha shkruan:  “ Takim Brezash- Ish studentë të Letërsisë dhe Gazetarisë! Faleminderit dekanes Valentina Duka. Kurse Drini Zeqo në një tjetër foto me Vilma Mashën shkruan: “10 vjet pas diplomimit në Gazetari me shoqen e bankës.”

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje