Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë do të shihni në sezonin e ri të “The Walking Dead”

Ja çfarë do të shihni në sezonin e ri të “The Walking Dead”
October 06
11:22 2016

“The Walking Dead” është një nga serialet më të ndjekur aktualisht dhe fansat e tij mezi po presin rikthimin e sezonit të shtatë.

Organizatorët kanë zbuluar disa nga gjërat që duhet të dini mbi sezonin pasardhës, i cili pritet të fillojë shumë shpejt.

Personazhet Morgan dhe Carol janë të sigurt. Në fund të sezonit të gjashtë, dy personazhet u plagosën nga burra të armatosur pjesë e mbretërisë por ata do të rikthehen në seritë e ardhshme.

Mbreti Ezekiel, lideri i mbretërisë, do të jetë kyç  gjatë sezonit të ri.  Ky personazh luhet nga aktori Khary Payton dhe qëndron në krye të një grupi të mbijetuarish, të cilët kanë ndërtuar një mur mbrojtës për të qenë më të sigurt. Ezekiel mban pranë vetes  një kafshë, specifikisht një tigër të quajtur Shiva për ta mbrojtur.

Dwight është njëri nga shpëtimtarët e Negan dhe në sezonin e 7-të do të luajë një rol kyç dhe protagonist. Pikëpyetja më e madhe është nëse Dwight do vazhdojë të qëndrojë besnik ndaj Negan apo do të nxjerrë kthetrat e të bashkëpunojë me kundërshtarin, Rick.

Paul “Jesus” Monroe, luajtur nga Tom Payne, e ka provuar tashmë se është një luftëtar i aftë dhe mik besnik i Rick dhe grupit të tij. Ai do të ketë një rol kyç në luftën kundër  The Saviors.

Regjisori Robert Kirkman siguron fansat se ngjarjet dhe historia në sezonin e ri nuk do të përsëritet.

“Ne e duam audiencën dhe e dimë që janë të shumtë ata që na ndjekin. Nëse nuk e keni pëlqyer shumë sezonin e mëparshëm do t’ju pëlqejë i riu”,- është shprehur Kirkman.

/Blitz.al/

Shperndaje