Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja artistja shqiptare që frymëzon Lori Hoxhën

Ja artistja shqiptare që frymëzon Lori Hoxhën
November 26
16:00 2016

Lori Hoxha është një nga personazhet më të ndjekur të rrjeteve sociale. Padyshim kur vjen puna te stili i të veshurit, ajo është një ndër figurat që merret si shembull nga shumë vajza të reja.

Kësaj here, frymëzimi i saj në veshje ka ardhur nga një tjetër emër i njohur. Bëhet fjalë për këngëtaren e hitit “Bon Bon”, Era Istrefi, e cila ka qenë ndër të parat në Shqipëri që ka risjellë në modë atletet me platformë (stil Spice Girls).  Lori ka postuar disa foto në Snapchat ku ka veshur atlete të zeza dhe me vijë të bardhë, duke etiketuar gjithashtu edhe këngëtaren Istrefi.

Klasike, “casual”, sportive, me finesë, Lori është ndër figurat që i përshtatet çfarëdo lloj stili. Megjithatë duhet të themi se ajo duket shumë bukur edhe me atletet platformë si të Era Istrefit. /Blitz.al/

l1 l2 l3

Komento
Shperndaje