Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ivanka Trump dhuron para për fushatën e Hillary Clinton!

Ivanka Trump dhuron para për fushatën e Hillary Clinton!
August 19
13:22 2016

Dizenjuesit e bizhuterive Jill Martinelli dhe Sabine Le Guyader të firmës “Lady Grey”, e kanë bërë të qartë prej kohësh se mbështesin kandidimin e Hillary Clinton për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e këtë gjë e kanë dëshmuar sërish në një histori të ndodhur së fundmi.

Ata kanë shkruar në Instagram se paratë e përfituara nga blerja e disa produkteve nga Ivanka Trump, e bija e Donald Trump, do t’i dhurohen fushatës së Clinton, dhe Këshillit Amerikan të Emigracionit.

“Edhe pse patëm kënaqësinë të kryenim një porosi për Ivanka Trump, pikëpamjet tona sociale e politike nuk mund të përputhen me ato të fushatës së Trump. Për këtë arsye, menjëherë menduam që t’i merrnim paratë e t’ia dhuronim disa organizatave që janë më në linjë me idealet tona!” – shprehet Martinelli në një e-mail për “The Cut”.

Si do jetë ndjerë vallë Ivanka, për destinacionin e parave të saj? /Blitz.al/

Dear @ivankatrump, #thanksbutnothanks #payitFORWARD ➡️

A photo posted by Lady Grey Jewelry (@ladygreyjewelry) on

Komento