Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton: “Miqësia jonë nuk ka patur lidhje me politikën”

Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton: “Miqësia jonë nuk ka patur lidhje me politikën”
July 24
11:52 2016

 

Pavarsisht kaosit të zgjedhjeve për presidencën mes Donald Trump dhe Hillary Clinton, Ivanka Trump (vajza e Donald Trump) thotë se ajo dhe vajza e Hillary Clinton, Chelesea janë ende shoqe.

Ivanka dhe Chelesea janë bërë shoqe me kalimin e viteve kur prindërit e tyre ishin miq, madje Clinton ka qenë e ftuar edhe në dasmën e Trump dhe Melania.

Por gjatë zgjedhjeve, Trump dhe Clinton kanë patur përplasje me njëri tjetrin. Madje Donald ka thënë: “ Ne nuk kemi qenë miq, unë isha miqësor me të kur isha biznesmen dhe Hillary ishte një avantazh i madh për mua. “

Ndërkohë që Ivanka thotë të kundërtën për miqësinë me Chelsea: “ Ne të dyja jemi mbështetëse të prindërve tanë, por ne vazhdojmë të jemi shoqe të ngushta dhe kemi respekt të madh për njëra tjetrën.” Edhe për Chelesea miqësia është më e rëndësishme se politika. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje