Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italianët: Ermal Meta fitues i “Sanremo 2018”

Italianët: Ermal Meta fitues i “Sanremo 2018”
February 06
19:13 2018

 

Mbrëmjen e sotme starton edicioni i 68-të i muzikës italianë, “Sanremo 2018”.

Për plot 5 ditë, 20 këngëtarë do të konkurrojnë përballë njëri-tjetrit për  të rrëmbyer vendin e tretë, të dytë dhe sigurisht, vendin e fituesit.

Ndër konkurrentët e këtij viti është edhe kantautori shqiptar, Ermal Meta, i cili sipas mediave italiane është favorit për të fituar këtë vit.

Këtë vit, Meta do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin italian, Fabrizio Moro, të quajtur “Nuk më keni bërë asgjë”.

Sipas bookmaker-ave italianë, kjo këngë mund të jetë dhe fituesja e Festivalit “Sanremo 2018”. “Sanremo 2018” do të prezantohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni i cili është njëkohësisht dhe Drejtori Artistik i Festivalit, i shoqëruar nga prezantuesja Michele Hunziker e nga aktori Pier Francesko Favino.

Epo, le të kryqëzojmë gishtat! /Blitz.al/

Shperndaje