Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Itali – Gati “Grande Fratello-Vip”

Itali – Gati “Grande Fratello-Vip”
June 30
21:43 2016

Duke filluar nga sezoni i ri i vjeshtës, në televizionin “Canale 5” në Itali do të nisë “Grande Fratello-Vip”.

Versioni i ri i “Grande Fratello” do të zgjasë 8 javë e do të mbajë të mbyllur në një shtëpi plot 18 personazhe të botës së spektaklit e jo vetëm.

Drejtuese e këtij programi do të jetë Ilary Blasi, bashkëshortja e futbollistit të Romës, Francesco Totti.

Versioni VIP i programit më të famshëm në botë është testuar në disa shtete të ndryshme, nga Britania e Madhe në Spanjë, ku ka arritur rezultate rekord shikueshmërie. Gjatë verës do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e pjesëmarrësve.

Etiketimet
Shperndaje