Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Isli Islami, folësi më “cool” i lajmeve në Shqipëri

July 22
15:13 2016

...

Nuk është më lajm nëse themi se Isli Islami nuk është një folës i zakonshëm lajmesh. Këtë e pa edhe publiku gjatë spektaklit “Në një javë” ku përveç humorit ai tregoi se ka edhe talente të cilat nuk mund t’i shfaqte nga studioja e lajmeve.

Jashtë kornizave dhe me shumë stil Isli është folësi që guxon në veshje por edhe në pamje. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me dy vajzat grimiere te Top Channel, njëkohësisht edhe mikeshat e tij, Denada Mitro dhe Jonida Iljazi. Tanimë ai është bjond dhe duhet ta pranojmë që duket shumë “cool”.

E megjithatë kjo pamje e tij lidhet me stinën e nxehtë dhe është tamam një “look” pushimesh, pasi në lajme do të shohim Islin që kemi parë gjithmonë. Folësin që pëlqehet shumë si në lajme ashtu edhe në prezantime të tjera sikurse ishte edhe tapeti i kuq i “Top Awards”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje