Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ishte vajza e Ardit Gjebreas ajo që e bëri Bora Zemanin të këndonte në “Kënga Magjike”

Ishte vajza e Ardit Gjebreas ajo që e bëri Bora Zemanin të këndonte në “Kënga Magjike”
December 08
12:35 2018

Bora Zemanin përveçse si bashkëprezantuese përkrah Ardit Gjebreas, në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike e pamë edhe të këndonte.

Në gjysmëfinalen e dytë të këtij festivali Bora performoi këngën e “Celoso” të Lele Pons njëkohësisht duke performuar e shoqëruar nga balerinët e Albi Nako Dance.

Në një postim të djeshëm Bora ka falenderuar të gjithë personat që e ndihmuan të provonte diçka të re në skenë, të vinte si këngëtare dhe u shpreh se zanafilla e gjithë kësaj ishte një person i veçantë.

 

 

View this post on Instagram

 

Ndihem vertete me fat qe punova me me te miret! 🤩 Faleminderit cunave te @threedotsproduction qe me gjithe ngarkesen e ketyre diteve gjetet kohe edhe per mua e ta kuronit kete kenge ne detaj 😍. Dhe sigurisht, flm @iambrunooooo qe me mesove tekstin fjale per fjale qe ta kendoja si nje spanjolle e vertete 😜 Faleminderit my favorite @jonipeci_store qe edhe kete here bere te shkelqejme te gjithe me artin tend. 💫 Faleminderit @albi_nako per koreografine e bukur, nuk kisha dyshm per kete 😉 Flm edhe @ensallaci @enballa @rora_isaku @melissarapi @irsi_agolli @frankomulla @iacino_francesco @erionsanxhaku qe me shoqeruat ne kete eksperience te vecante per mua😍 Faleminderit duararta ime @ana_dervishi qe me zbukuron ne cdo dalje timen 💄 Faleminderit @aldonlipe dhe skuadres qe me bete te ndihem si Pop star 😜 ta shijoj skenen edhe keshtu 💃🏻. Faleminderit nga zemra @arditgjebrea qe besove dhe me ftove ta provoja edhe kete. 🙏 Dhe ne fund, faleminderit @lelepons qe na bere bashke te gjitheve 😜 megjithese… ishte dikush tjeter zanafilla e gjithe kesaj….. 🙊☺️ #kengamagjike2018

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Mesa duket ka qenë ideja e vajzës së Arditit, Ana Gjebrea, që Bora të këtë këngë spanjolle.

“Kjo është e vogla që më bëri të këndoj. Ajo që na tregoi këngën e Lele Pons dhe të gjithë menduam se ishte e duhura. Të dua karamele!”,- shkruan Bora në Instagram./Blitz.al/

Share