Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ishte nusja më e qetë që kam punuar!”- artisti i makeupit të Meghan Markle tregon detajet nga dasma mbretërore.

“Ishte nusja më e qetë që kam punuar!”- artisti i makeupit të Meghan Markle tregon detajet nga dasma mbretërore.
September 16
14:54 2018

Dasma mbretërore ishte në vëmendjen e të gjithëvë. Por tani që ka kalur pak kohë, artisti i makeup-it të Meghan Markle, Daniel Martin, ka zbuluar disa detaje të reja.

Sipas tij, ajo ka qenë nusja më e qetë me të cilën ai ka punuar për ditën e dasmës.  Ajo binte dakord menjëherë për çdo mendim dhe nuk ishte aspak e shqetësuar. Kur u pyet nëse ajo e kishte konsideruar të vendoste një buzëkuq të kuq të ndezur, ja çfarë tha ai:

“ Jo fare sepse unë thjesht e njoh atë dhe absolutisht që jo. Gjëja e fundit që doja që Harry të shihte tek ajo ishte makijazhi, unë doja që ai të shihte atë. Ata janë shumë të dashur dhe gjëja e fundit që do doja do ishte të ndaloja këtë vetëm sepse do kishte vendosur një buzëkuq të kuq. Është thuajse si një shenjë ndalimi.”

Meghan kishte vendosur një makijazh minimalist, dhe për këtë Daniel tha se është sulmuar shumë në rrjetet sociale.

“Ishte interesante sepse u sulmova shumë në Instagram pasi nuk kisha përdorur mjaftueshëm makijazh, por ajo për të cilën njerëzit nuk mendojnë është se ajo ka qenë një aktore më parë dhe shkonte dhe në tapetë të kuq. Ajo donte që dita e dasmës së saj të ishte për të, ajo thjesht donte të ishte vetvetja.”- u shpreh ai.

Meghan ka shumë kohë që punon me Daniel Martin, dhe kjo e ka ndihmuar që të ndihej në kontroll dhe e qetë në ditën më të rëndësishme të jetës së saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje