Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ishte koha kur Getoari donte Aurelën, por zgjodhi Marinën

Ishte koha kur Getoari donte Aurelën, por zgjodhi Marinën
April 08
11:55 2017

Në ka një gjë që veç talentit të bën për vete nga Aurela Gaçe është humori i saj. Ajo zgjedh shpesh që të ndajë me publikun momente nga jeta e saj, foto apo video të cilat jo çdo këngëtare mund t’i postojë apo t’i komentojë me humor dhe pa problem. Pak minuta më parë na solli ndërmend një këngë të realizuar nga Stine dhe Tingulli Trent, “Little Mommy”. Jo të gjithëve mund t’u kujtohet teksti i Getoarit në atë kohë që i është drejtuar Aurela Gaçes si tipi i femrës që synonte të kishte:

“Unë nxe femna si Aurela Gaçe e as po t’lypi ty zemër me t’puth në faqe”,- thotë Getoari.

Aurela ka vendosur të na kthejë pas në kohë duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram këtë fragment të këngës dhe bashkangjitur me të shkruan: “E mirë i ka nja 10 a më shumë vjet kjo këngë, po tani e zbulova. Marina Vjollca, sa ngjajmë ne të dyja!”

Këngëtarja i është drejtuar plot humor Marinës pasi Getoari dikur kërkonte në tekste femra si Aurela dhe në fakt zgjodhi Marinën. Në të vërtetë, ato të dyja nuk ngjajnë aspak me njëra-tjetrën dhe kjo e bën më të këndshëm këtë postim. /Blitz.al/

 

Share